MAX Consulting

Ministria e Zhvillimit Rajonal mban sesionin informues për ‘’ Programin për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024” (PZHRB 2024).

Më datë 24.05.2023, MZHR organizoj sesionin informues lidhur me Thirrjen për Propozime të “Programit për Zhvillim Rajonal të Balancuar 2024” (PZHRB 2024) në gjuhën shqipe dhe serbe.
Ky sesion informues kishte për qëllim dhënien e informacioneve më të detajuara për aplikantët potencial që kanë për synim fillimin e një biznesi të ri kategoria (Start – UP / Student dhe Start Up) si dhe për ndërmarrjet/bizneset ekzistuese, duke sqaruar procedurat, afatet dhe kriteret e përcaktuara për aplikim në këtë thirrje.
Në këtë sesion informues morën pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve të cilët kishin mundësinë të parashtronin pyetje lidhur me aplikimin në thirrjen PZHRB 2024.
Sesioni informues u drejtua nga znj.Jeta Nushi – Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve, z.Hashim Ibishi – Zyrtar për koordinim për zhvillim rajonal dhe z.Amill Vellija – Zyrtar i pasurisë në MZHR.